Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Devoll, ndërron jetë 41-vjeçarja


Fot

Foto ilustruese

Një 41-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti në rrugën Bilisht-Kapshticë.

Viktima ishte bashkëudhëtare në makinën që drejtohej nga shtetasja A.Sh. që u përplas me makinën e drejtuar nga D.K.

Njoftimi

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh.  është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe”.