Vendosni fjalën kyçe....

Rama apel grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend


Kryeministri Edi Rama, në kuadër të fushatës sensibilizuese të Tetorit Rozë, ka bërë sot apel për të gjitha gratë dhe vajzat që të kryejnë kontrollin e mamografisë,.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama rikujtoi se mamografia falas kryhet në të gjithë rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend.

“MIRËMËNGJES dhe me thirrjen e përvitshme në çdo #TetorRozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një muaj të mbarë”, shkruan ai.