Përmbytjet e menjëhershme në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, vranë nëntë persona, përfshirë një familje me pesë anëtarë, të cilët u rrëmbyen nga uji, thanë shërbimet e emergjencës të mërkurën, pas një dite me shira të rrëmbyeshëm.
Ekipet punuan gjatë gjithë natës për të shpëtuar rreth 362 persona dhe për të pompuar ujë larg nga ndërtesat, tha shërbimi në aplikacionin e mesazheve Telegram, dhe postoi fotografi të pasagjerëve që nxirreshin nga një autobus i përmbytur dhe makinave që nxirreshin nga uji.
Një familje me pesë anëtarë që jetonte në apartamentin në katin përdhes të një ndërtese u rrëmbye nga uji dhe nuk mundën të shpëtonin, tha zëdhënësja e shërbimit të emergjencës për rajonin e Odesës, Maryna Averina, për televizionin ukrainas.
Tre gra të tjera vdiqën ndërsa po ecnin përgjatë një rruge, shtoi Averina, shkruan Reuters.
