Vendosni fjalën kyçe....

“Jam maratonomak, jo sprintier” – Alimehmeti sqaron pse nuk kandidon në Tiranë


Ish-kandidati demokrat për deputet Ilir Alimehmeti pohoi mbrëmjen e sotme se në politikë nuk është sprintier por maratonomak.

Teksa u pyet pse nuk garon për PD-në në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, doktori tha se projektin politik ia ka dorëzuar kreut të partisë që në vitin 2022.

“Unë  jam lojtar ekipi jo individual dhe punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint duke qenë se jam lojtar maratone. Unë e kam të qartë projektin tim politik, ia kam paraqitur dhe kryetarit të PD-së, mbetet i njëjti si në vitin 2022. Unë jam lojtar ekipi, jo individual dhe punoj me plane afatgjata dhe nuk jap maksimumin në sprint duke qenë se jam lojtar maratone. Kam çuar të njëjtin projekt politik dhe kryetari e kryesia cakton kush është më i volitshmi.” – tha Alimehmeti në emisionin “Oponencë” në News24.