Kryeministri Rama i ka çuar presidentit Begajt vakancat për gjashtë bashkitë e vendit ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme. Bëhet fjalë për zgjedhjet në bashkitë Tiranë, Berat, tepelenë, Cërrik, Mat e Vlorë.
Në disa prej tyre ish-kryebashkiakët janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e fundit.
Lëvizja e kryeministrit vjen pak ditë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës Veliaj, I cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pasi akuzohet për disa vepra penale.
Veliaj e ka kundërshtuar shkarkimin duke e çuar çështjen e tij në Gjykatën Kushtetuese.
