Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Do të jap një raport të detajuar për planin e rënë dakord me Trump



Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi në fillim të mbledhjes së qeverisë se ka rënë dakord me presidentin amerikan Donald Trump mbi një plan për lirimin e të gjithë pengjeve dhe për arritjen e objektivave të luftës, përcjell YNetNews.

“Në Uashington, u dakordova me Presidentin Trump mbi një plan për lirimin e të gjithë pengjeve tanë dhe për realizimin e të gjitha objektivave të luftës që kemi vendosur. Do të paraqes një raport më të detajuar për këtë çështje, si për anëtarët e qeverisë, ashtu edhe për anëtarët e kabinetit,” u shpreh Netanyahu.

Gjithashtu, ai njoftoi se gjatë ditës së sotme do të emërojë gjeneralmajor David Zini në postin e drejtorit të Shërbimit të Sigurisë së Brendshme (Shin Bet).

“Kam mbetur shumë i impresionuar nga puna e tij ndër vite. E njoh prej shumë vitesh, si përmes roleve të tij të ndryshme në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ashtu edhe nga bashkëpunimi i ngushtë me Shin Bet,” tha Netanyahu.