Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Ibrahimaj: Do pakësojmë paranë “cash”


Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj tha sot se qeveria synon të luftojë informalitetin në ekonomi përmes një plani trevjeçar.

Teksa prezantoi preioritetet e mandatit të ri, Ibrahimaj theksoi se pjesë e planit është ulja e përdorimit të parasë në dorë.

“Ky plan përfshin një seri masash që do të zbatohen gjatë tre viteve të ardhshme me synimin për të luftuar ekonominë informale, për të rritur konkurrueshmërinë e bizneseve dhe për të përmirësuar klimën e investimeve në vend. Reduktimi i parasë “cash” është një hap i rëndësishëm drejt formalizimit të ekonomisë dhe luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Dalja e Shqipërisë nga lista gri nga MONEYVAL para dy vitesh ishte një arritje, por tani na nevojitet një qasje më e strukturuar dhe afatgjatë për të garantuar besimin e investitorëve dhe për të ulur kostot financiare për bizneset që operojnë me tregjet ndërkombëtare. Shqipëria gjithashtu është bërë pjesë e sistemit SEPA (Zona e Pagesave në Euro), çka pritet të sjellë ulje të mëtejshme të kostove të transaksioneve financiare”, pohoi Ibrahimaj.