Një 48-vjeçar është arrestuar në Kavajë pasi akuzohet se ka dhunuar drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve.
Sipas policisë, dyshohet se Altin Allajbej e ka goditur drejtorin e UKT-së Oltion Dauti pasi ky i fundit e ka shkarkuar ngha puna.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.
