Vendosni fjalën kyçe....

Rusia nxjerr vendimin që nxjerr jashtë ligjit ‘presidentin’ tjetër të Rusisë


Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar një ligj që ndalon zyrtarisht ekzistencën e çdo ‘presidenti’ tjetër brenda vendit, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë ligjore.

Që nga viti 1991 dhe rënia e Bashkimit Sovjetik, kreu i Republikës së Tatarstanit, një rajon në Rusinë Evropiane, është referuar si presidenti i saj. Është e vetmja pjesë e Rusisë që i dha këtë titull liderit të saj rajonal dhe kjo ka qenë shkak për mosmarrëveshje midis Moskës dhe Kazanit. Tatarstanit tani i është dhënë afat deri në qershor 2022 për të ndryshuar emrin e postit.

“Titulli i postit të zyrtarit më të lartë të një subjekti të Federatës Ruse është ‘kreu’. Një titull i tillë nuk mund të përmbajë fjalë dhe fraza që përbëjnë titullin e kreut të shtetit, Presidentit të Federatës Ruse.” – thuhet ndër të tjera në ligj.

Mosmarrëveshja e emrit midis Moskës dhe Kazanit kanë vazhduar prej vitesh dhe filluan të fitojnë më shumë rëndësi në vitin 2017, kur skadoi marrëveshja e Tatarstanit për autonominë. Rajoni pretendon se, duke qenë se Rusia është një federatë, çdo subjekt individual ka të drejtë të zgjedhë emrin e udhëheqësit të vet. Tani, pavarësisht se Këshilli Shtetëror i Tatarstanit votoi kundër projektligjit, ai do të detyrohet të bëjë ndryshimin.

Në vitet 1990, shumë krerë të tjerë rajonalë u quajtën gjithashtu presidentë, duke përfshirë Yakutian, Çeçeninë, Dagestanin dhe Udmurtian.

Ligji i ri krijon gjithashtu rregulla të reja për drejtuesit vendorë, të tillë si krijimi i një mandati të unifikuar prej pesë vitesh, megjithëse çdo rajon mund të përcaktojë numrin maksimal të mandateve që mund të shërbejë një postmbajtës. Për më tepër, një udhëheqës rajonal mund të shkarkohet nga detyra nga presidenti për shkak të humbjes së besimit për çdo arsye dhe do të humbasë punën e tij nëse është rezident jashtë vendit ose merr nënshtetësinë e një shteti të huaj.