Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, përplasja e autorit të dyshuar me djalin e Eqerem Braçit


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në rrugën Nivicë-Salari një ditë më parë. Sipas gazetares Klodiana Lala, i dyshuar i vrasjes Kamber Sulçaj ka qenë duke shkuar me makinë në stallat e tij që ndodhen mes fshatrave Nivicë e Bolen.

Ai është shkëmbyer në vendin e njohur si Lluf me një makinë me karroceri në të cilën udhëtonte Gazmend Braçi dhe tre shokët e tij.

Dy palët janë përplasur për dritat e makinës duke qenë se Braçe kishte ndezur dritat e gjata.

“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.

Më pas 4 personat janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi Braçi ka banesën dhe në këtë kohë autori i ka ndjekur nga pas, raporton Lala, duke i parakaluar dhe në një moment afër banesës automjeti që ai po e përdorte, por që ishte në pronësi të një çobani, është prishur.

Gazmendi ka telefonuar babanë dhe i ka thënë të vinte ta merrte pasi e ishte lënë makina. Babai i tij Eqeremi është nisur me dy makina së bashku me italianin, me të cilin po darkonin, janë nisur për të marrë të birin. Kur kanë mbërritur atje, autori ka qëlluar. Biznesmeni italian është qëlluar me vetëm një plumb në kofshë.

15 minuta autori nuk I kanë lënë të largohen pasi qëllonte drejt tyre duke mos u lënë mundësi të bëjnë asnjë lëvizje. Kjo dëshmohet edhe nga personat të cilët me një motor për terrene malore, kanë kaluar në vendngjarje në këto momente.

Më pas autori është larguar dhe makinën e ka fshehur në një fshat të thellë poshtë një peme.