Vendosni fjalën kyçe....

Vendet arabe mirëpresin planin e Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza


Ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite, Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit dhe Egjiptit deklaruan në një komunikatë të përbashkët se përshëndesin planin e Presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, përcjell YNetNews.

Ata, së bashku me ministra të tjerë arabë e myslimanë, theksuan se janë të gatshëm “të bashkëpunojnë pozitivisht me SHBA-në dhe palët e tjera për arritjen e një marrëveshjeje dhe garantimin e zbatimit të saj.”

Plani i shpallur nga Trump parashikon një tërheqje graduale të ushtrisë izraelite, lirimin e pengjeve brenda 72 orësh dhe krijimin e një organi ndërkombëtar që do të marrë përsipër çarmatosjen e Hamasit dhe demilitarizimin e Gazës. Nëse këto kushte përmbushen, Izraeli ka paralajmëruar se do të ndërmarrë tërheqje të mëtejshme dhe do të përfundojë përfundimisht luftën.