Zv.kryeministrja Balluku dhe deputeti i PD-së Balliu u përplasën seancën e sotme në Kuvend.
Teksa fliste ministrja e Infrastrukturës Balluku iu drejtua Balliu duke i thënë “ti bukurosh, mund të të quaj bukurosh”, gjë që solli edhe reagimin e ashpër të demokratit. Balliu iu përgjigj Ballukut duke i thënë se ajo e ka bërë kilometrin e rrugës 25 milionë euro në vendin më të varfër të Evropës.
Balliu shtoi më tej se ministrja duhet të jepte llogari për dy anijet Tigri 1 e Tigri 2 që u morën me qiara për të prodhuar energji dhe që po gllabërojnë taksat e shqiptarëve pa punuar asnjë ditë.
“Më fal ty mund të të quaj bukurosh? Ti bukurosh mos fol për momentin”, i tha Balluku deputetit të PD Klevis Balliu.
“E para faleminderit për bukuroshin, por unë kështu kam lindur, kurse ty bukuroshe të bënë paratë e shqiptarëve. Ka një diferencë të madhe. Ti bën mirë këtu të flisje për Tigrin 1 dhe Tigrin 3. Do bëjë mirë të flisje se je e vetmja që nga e gjithë Europa, në popullin më të varfër të Europës ke sjellë kilometrin më të shtrenjtë të botës. Plot 25 milionë euro kilometri. E ke bërë vetëm ti, në Austri kolegët e tu e bëjnë me 14 milionë euro kilometrin. Ti zonjë vjen këtu me popullin më të varfër me 40 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe bën 25 milionë euro kilometrin dhe rrugët të shkatërrohen me një shi. Duhet të flasësh për këto. Për bukuroshët, gjej kohën tënde, jo këtu në Parlament”, tha Balliu.




