
Një servis automjetesh në fshatin Luz të Fushë-Krujës është dëmtuar me lëndë plasëse.
Policia njoftoi se pronari konstatoi më 28 shtator dëmtimin e qepenit dhe ka bërë kallëzimin në polici pasi ka konstatuar dëmtimin
“Krujë – Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.