Vendosni fjalën kyçe....

Noka: Takimi i Arubës është tronditës, shumica e deputetëve të mazhorancës përfaqësues të krimit


 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Parlament ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me grupet kriminale.

 Ai e cilësoi “tronditës” takimin e zhvilluar në Aruba, ku sipas tij, përfaqësues të qeverisë janë takuar me kriminelë të njohur.

“Takimi i Arubës është tronditës. Shumica e deputetëve në Parlament janë përfaqësues të krimit. Njërin nga ju e ka sjellë Ben Qimja, një tjetër e kanë sjellë Xhabaftët, tjetrin e ka sjellë një klan tjetër kriminal. Edhe takimi në Aruba është tronditës, atje përfaqësues të qeverisë janë takuar me kriminelët. Mazhoranca është e lidhur me Troplinët, me Xhabaftët dhe me Suel Çelën,” tha Noka.

Ai shtoi se lidhjet e politikës me krimin po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve, duke dëmtuar ekonominë dhe duke shtyrë shqiptarët drejt emigrimit.

“Raporti i DASH thotë se biznesi është deformuar nga kartelet e drogës. Narkosi ka shkatërruar gjithçka në biznes, sepse ka pastrim parash dhe konkurrenca është e padrejtë. Shqipëria cilësohet si vend ku është e vështirë të bësh biznes. Ikin shqiptarët, për shkak se ke Narcos-in këtu,” deklaroi ai.

Noka akuzoi qeverinë se është bërë peng i krimit dhe se vendi ndodhet në një krizë të thellë jo vetëm ekonomike, por edhe morale, si pasojë e lidhjeve të pushtetit me grupet kriminale.