
Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Kibernetik, kanë arrestuar një 37-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim kompjuterik.
Në kuadër të operacionit të koduar “Final”, i zhvilluar në zonën e Kombinatit në Tiranë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Denis Trungu, 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e kishte dënuar me 7 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Mashtrim kompjuterik”, në bazë të nenit përkatës të Kodit Penal.
Burime zyrtare bëjnë me dije se Denis Trungu ka qenë më parë i dënuar edhe për vepra të tjera penale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme ligjore.