Vendosni fjalën kyçe....

“Zhvillimi ekonomik në Shqipëri i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, krimi, mungesa e konkurrencës” – Raport i DASH


Departamenti Amerikan i  Shtetit ka poubolikuar raportin e viti 2025 mbi klimën e investimeve në Shqipëri.

Ndërsa vlerëson disa arritje, në faqen 2 të raportit theksohet se pavarësishst rritjes ekonomike të qëndrueshme dhe elasticitetit të treguar, zhvillimi mbetet ende i cenueshëm nga korrupsioni i përhapur, krimi i organizuar, mungesa e konkurrencës së ndershme, mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit, produktiviteti i ulët dhe informaliteti i përhapur.

“PBB-ja për frymë e Shqipërisë është vetëm rreth një e katërta e mesatares së BE-15. Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave dhe për të rritur konvergjencën e saj ekonomike me ekonominë e BE-së, vendi duhet të ndërmarrë reforma të thella strukturore. Korniza ligjore e Shqipërisë përputhet me standardet ndërkombëtare në mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve të huaja dhe nuk diskriminon investitorët e huaj. Ligji për Investimet Strategjike, i miratuar në vitin 2015, për të promovuar investimet vendase dhe të huaja në sektorët strategjikë, nuk tërhoqi shumë investime të huaja pavarësisht zgjatjeve të shumta përtej afatit të tij fillestar të dhjetorit 2018. Amendamenti i fundit u miratua në janar 2025, duke e zgjatur afatin e tij deri në dhjetor 2026.” – thuhet ndër të tjera në raport.

RAPORTI DASH