Më shumë se 35 persona janë vrarë në sulmet dhe të shtënat izraelite që nga orët e para të mëngjesit të së shtunës, thonë burime spitalore në Gaza.
Një sulm ndaj një shtëpie në Gazën qendrore la të paktën 11 persona të vdekur – më shumë se gjysma e tyre gra dhe fëmijë – sipas zyrtarëve në spitalin al-Ahli Arab në qytetin e Gazës, shkruan BBC.
Punonjësit e shëndetësisë thanë se nëntë anëtarë të së njëjtës familje ishin midis të vrarëve në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, dhe të paktën gjashtë persona raportohet se janë vrarë ndërsa kërkonin ndihmë në Gazën qendrore dhe jugore.
Kjo vjen një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Kombeve të Bashkuara se Izraeli “duhet ta përfundojë punën” kundër Hamasit.
Forca ajrore izraelite thotë se ka goditur afërsisht 120 objektiva në të gjithë Rripin që nga e premtja – duke përfshirë, thotë ushtria, “ndërtesa të përdorura nga grupet terroriste, operativët terroristë dhe infrastrukturë tjetër”.
