Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni italian u vra me armë zjarri, policia shoqëron ortakun e viktimës, në kërkim djali i tij


Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e italianit 44-vjeçar Edoardo Sarchi në Tepelenë.

Policia ka shoqëruar për dëshmi Eqerem Braçen, ortakun e viktimës në fabrikën e tullave në Tiranë, i cili ndodhej me të për gjah. Braçe ka deklaruar se një person hapi zjarr ndaj automjetit të viktimës dhe më pas ai i ka shkuar në ndihmë, duke sqaruar se trupi i të vrarit ndodhej disa metra larg makinës.

Nga verifikimet në automjetin e italianit nuk janë gjetur gjurmë plumbash, por vetëm një gomë e shfryrë. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim djalin e Braçes, Gazment Braçen, që gjithashtu ishte në vendngjarje.