Vendosni fjalën kyçe....

Begaj takohet me Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, një aleancë historike dhe strategjike


Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan Donald Trump, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Begaj ka ndarë një foto nga takimi, ku shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij dhe çiftin presidencial amerikan, Donald dhe Melania Trump.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkruan Begaj krahas fotos ku ndodhen gjithashtu bashkëshortja e tij dhe Melania Trump.