Vendosni fjalën kyçe....

Atletiko shpartallon Realin 5-2 në derbin e Madridit


Reali i Madridit është shpartalluar keqazi nga Atletiko në derbin e kryeqytetit. Reali pësoi gol që në fillim të ndeshjes por me dy gola të shpejtë nga Mbape e Gyler u duk në rrugë të mbarë. Megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim pasi Atletiko mundi të gjejë golin e dytë me Soerloth.

Me nisjen e pjesës së dytë, Atletiko e dominoi ndeshjen duke shënuar edhe tre gola të tjerë e duke e fituar ndeshjen.

Pas sfidës së sotme Atletiko është ngjitur disi në renditje duke kapur vendin e katërt, shumë pranë kreut që mbahet nga Reali që ka dy pikë më shumë.