
Në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë një sherr mes dy personave ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta.
Gjatë konfliktit, 40-vjeçari Besmir Brahimi ka goditur me kaçavidë në krah 35-vjeçarin Edison Goga.
Pas ngjarjes, Brahimi u largua, ndërsa Goga pasi mori ndihmën mjekësore u paraqit në polici, ku dha dëshminë dhe bëri kallëzim penal ndaj autorit, i cili tashmë është shpallur në kërkim.