Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Jashtëm i Izraelit fton në vizitë zyrtare Elisa Spiropalin


Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, duke e uruar për marrjen e detyrës së re, njëkohësisht duke i bërë edhe ftesë për të vizituar Izraelin.

Lajmin e bëri të ditur vetë Sa’ar përmes një postimi në rrjetin social X, ku theksoi se gjatë bisedës u fol për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shfrytëzimin e mundësive të reja mes dy vendeve.

“Fola me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe e urova për marrjen e detyrës. Diskutuam mbi marrëdhëniet ekonomike dhe mundësitë e përbashkëta. Vlerësoj dimensionin moral në politikën e jashtme të Shqipërisë dhe miqësinë e fortë mes kombeve tona. E ftova të vizitojë Izraelin,” – shkroi ministri në postimin e tij.