
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fran Marashin.
Marashi u shpall fajtor për masakrën e Urës Vajgurore, e cila ndodhi më 17 qershor 1997. Në këtë ngjarje tragjike u vranë katër efektivë policie dhe u plagosën gjashtë të tjerë.
Ngjarja, e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore”, tronditi opinionin publik dhe vendin në tërësi, duke hapur një kapitull të errët në historinë e Shqipërisë. Pas shumë viteve, drejtësia po përpiqet të japë një përgjigje të drejtë dhe të plotë për të gjithë të akuzuarit në këtë rast.