Vendosni fjalën kyçe....

Aksident tragjik në Pejë, humb jetën vëllai i reperit Gjesti


Nga aksidenti i rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës në Kosovë, ku dyshohet se i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur, Gjesti.

Sipas mediave kosovare, ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 14:00, kur një kaminë u përplas me një mjet tjetër.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi aksidentin.

 “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një katërçiklete. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK,” tha Gashi.