Vendosni fjalën kyçe....

Vendi vakant në Kushtetuese/ Gjykata e Lartë zgjedh anëtarin e ri më 30 shtator


Gjykata e Lartë njofton se më 30 shtator  do të zhvillohet një mbledhje e posaçme e gjyqtarëve për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Ky hap vjen pas dorëzimit më 23 shtator nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së kandidatëve për vendin vakant, shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Lartë njofton se, pas depozitimit në datën 23.09.2025 nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) të raportit dhe listës së renditjes së kandidatëve për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, vend i shpallur nga Gjykata e Lartë në datë 11.12.2024, ka ndërmarrë hapin e radhës në këtë proces institucional.

Në mbështetje të dispozitave ligjore dhe rregullores përkatëse, Kryetari i Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi ka vendosur thirrjen e Mbledhjes së Posaçme të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Mbledhja do të zhvillohet më 30 shtator 2025, ora 09:00, pranë ambientëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.