Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria Izraelite godet objektiva të Houthive në Jemen, mes tyre shtabi i përgjithshëm dhe magazina dronësh



Forcat Ajrore Izraelite (IAF) kanë kryer një seri sulmesh ajrore në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, duke goditur objektiva strategjikë të grupit Houthi, të cilësuar nga Izraeli si një regjim terrorist, përcjell YNetNews.

Sipas një deklarate zyrtare të Zëdhënësit të Ushtrisë izraelite (IDF), ndër objektivat e goditura ishin:

  • Shtabi i përgjithshëm i komandës së Houthive,

  • Komplekset e aparatit të sigurisë dhe inteligjencës,

  • Selia e departamentit të informacionit ushtarak të Houthive, si dhe

  • Kampa ushtarake ku ishin identifikuar armë dhe militantë Houthi.

Në këto sulme, të kryera nga dhjetëra avionë luftarakë dhe aeroplanë të Forcave Ajrore Izraelite, janë shkatërruar gjithashtu magazina të dronëve, që sipas IDF, përdoreshin për qëllime sulmuese ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij në rajon.

Operacioni ajror është emërtuar nga IDF me kodin “Passing Package”.