
Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca paraprake për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, nuk është i pranishëm pasi po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në Itali beri me dije gazetarja Klodiana Lala.
“Nuk do të jetë i pranishëm pasi është duke iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Itali”, thuhet në mesazh.
Më 8 shtator, Apeli i GJKKO rrëzoi kërkesën e Metës për lirim nga burgu, duke lënë në fuqi vendimin e 13 gushtit nga Shkalla e Parë, e cila argumentoi se nuk mund të lirohjej për shkak se mund të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.