
Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar disa ndryshime në nivelin e zëvendësministrave, me disa emra të njohur që rikthehen ose përfshihen për herë të parë në ekzekutiv.
Lëvizja më e papritur është ajo e Silva Cakës, e cila, ndonëse deri më tani ka qenë pjesë e Partisë së Lirisë si këshilltare politike, është emëruar zëvendës ministre në Ministrinë e Brendshme. Ky vendim ka ngjallur interes për shkak të së kaluarës së saj politike jashtë mazhorancës aktuale.
Ndërkohë, edhe dy gra të tjera janë emëruar në poste të rëndësishme:
Eugena Tomini merr postin e zëvendës ministres së Shëndetësisë, një rikthim në skenën ekzekutive për ish-drejtoreshën e ISHP-së, e njohur për rolin e saj gjatë pandemisë.
Edona Bilali, e cila më parë ka mbajtur detyrën e ministres për sipërmarrjen dhe inovacionin, është emëruar zëvendës ministre në Ministrinë e Infrastrukturës.
Këto emërime vijnë në një kohë kur priten edhe ndryshime të tjera në administratën shtetërore, si pjesë e një procesi të brendshëm riorganizimi.