
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është paraqitur sot sërish para Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), në vijim të procesit gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.
Seanca e sotme është pjesë e një procesi të zgjatur që ka në qendër akuzat për shpërdorim detyre, të ngritura nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Sipas organit të akuzës, Mediu dyshohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në bashkëpunim me subjektet ushtarake-kuadër komandues, gjatë kohës që mbante funksione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes.
Procesi ndaj Mediut ka tërhequr vëmendje të lartë publike dhe politike, ndërsa gjykimi vijon me shqyrtimin e provave dhe dëshmive përkatëse.