Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali merr pjesë në takimin në OKB të thirrur nga Zelensky e kryeministri kanadez


Ministrja e Jashtme Spiropali ka marrë pjesë në një takim të nivelittë lartë në OKB të thirrur nga nga presidenti i Ukrainës Zelensky dhe kryeministrin i Kanadasë Mark Carney. Ajo shkruan se takimi ka pasur në qendër kthimin në shtëpi e fëmijëve të deportuar ë Ukrainës.

Selia e OKB – Në takimin e Nivelit të Lartë, të thirrur nga Presidenti Zelensky dhe Kryeministri kanadez Mark Carney për kthimin e fëmijëve të deportuar të Ukrainës në shtëpi. – shkruan Spiropali në Facebook.

Takimi vjen mes deklaratës së fortë të presidentit amerikan Trump i cili tha para pak minutash se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe të rimarrë të gjitha territoret e pushtuara nga Rusia.