Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkimi i Veliajt, Teliti: Qeveria të ndjekë hapat ligjorë për zgjedhjet në Tiranë


Këshilltari i Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, komentoi vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se ky i fundit “mori atë që meritonte”.

Teliti u shpreh: “Veliaj e mori përgjigjen që meritonte, mbolli urrejtje, korrupsion, hodhi gazlotsjellës. Nga ne, për Tiranën, për këshilltarët e majtë e të djathtë nuk është më kryetar. Kemi bërë çmos që t’ja arrijmë kësaj dite.”

Ai bëri thirrje që tashmë përgjegjësia të kalojë te qeveria: “I bëjmë thirrje qeverisë të ndjekë hapat ligjorë për shkarkimin ligjor të Veliajt dhe largimin e tij me anë të vendimit të qeverisë, duke hapur garën urgjente për drejtimin e Tiranës dhe për të kryer zgjedhje të ndershme.”

Teliti shtoi se për PS dhe partitë e tjera Veliaj nuk ka më rol në punët e bashkisë: “E rëndësishme është që për ne nuk është më kryetar. Topi është tani në derën e qeverisë.”