Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua në rrugë nga policia e qytetit të Nju Jorkut të hënën, ndërsa ata po i hapnin rrugën autokolonës së presidentit të SHBA-së Donald Trump. Pamjet e shpërndara nga kanali francez i lajmeve BFMTV tregojnë Macron duke telefonuar Trump-in mes incidentit në Manhattan.
Macron ishte në qytet për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku Franca njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës. Pas fjalimit të tij, Macron dhe shoqëruesit e tij po shkonin nga selia e OKB-së drejt Ambasadës Franceze kur oficerët bllokuan trafikun për të lejuar kalimin e autokolonës së Trump.
Një video e publikuar nga BFMTV tregon Macron-in duke qëndruar në rrugë, duke folur me një oficer policie i cili kërkon falje për vonesën, duke shpjeguar se një “autokolonë po vjen pikërisht nga kjo anë”.
Macron përgjigjet, “Nëse nuk e sheh, më lër të kaloj. Do të negocioj me ty”, përpara se të nxjerrë telefonin dhe me sa duket t’i telefonojë Trump-it.
“Si je? E di çfarë? Po pres në rrugë sepse gjithçka është mbyllur sepse do kalosh ti”, dëgjohet të thotë Macron.
Presidenti francez thuhet se është dashur të presë disa minuta dhe më pas ka vijuar drejt ambasadës në këmbë.
