
Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Kurbin.
Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Nga ngjarja është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila u transportua menjëherë për mjekim në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.