Vendosni fjalën kyçe....

Këshilli Bashkiak vendos sot për shkarkimin e Veliajt, Teliti: PS i duhej 7 muaj kohë për kuptuar që Tirana nuk po funksionon


Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet sot në orën 16:00 për të vendosur mbi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Këshilltari i PD-së, Dorian Teliti, deklaroi se opozita do të bashkojë votat për largimin e tij, por kërkoi që procesi të jetë i ligjshëm dhe Veliaj të dëgjohet në sallë, për të shmangur anulimin e vendimit në Gjykatën Administrative.

Sipas Telitit, PS vonoi 7 muaj për të pranuar se “Tirana nuk po funksionon” dhe opozita do të insistojë që të respektohen procedurat, në mënyrë që vendimi të mos kthehet më pas në favor të kryebashkiakut.

“PS i duhej 7 muaj kohë për kuptuar që Tirana nuk po funksionon, që Tirana është e papastër.

Qëndrimi i PD dhe aleatëve ka qenë dhe mbetet një orë e më parë shkarkimi, kemi kërkuar që ky akt të jetë i ligjshëm, në mënyrë që propozimi të mos kthehet nesër si instrument në duart e Veliaj për tu kthyer  me vendim të Gjykatës Administrative në krye të detyrës.

Vendimmarrja e njëanshme që është marrë nga PS, ndërkohë që propozomi i opozitës ishte për të pasqyruar atë projektvendim edhe me shkelje të tjera. Na u mohua në Këshilli duke e lënë të thatë vendimmarrjen.

Ne kërkuam që e drejta, edhe një e të burg të përjetë të dëgjohet, jo më e kryetarit. Fakti që PS insistoi të mos dëgjohet, do jetë nesër një instrument ligjor e Veliajt për të fituar gjyqin.

Është e drejta ligjore që të dëgjohet, siç është e drejta jonë t’ia themi në fryrë korrupsionin e tij, s’duam t’ia themi me korrespondenca mediatike, por t’ia themi aty në sallë.

Duam që ta zhveshim nga çdo instrument që ta përdorë nesër që ta quajë nul këtë vendim thjeshtë për faktin se nuk e kemi dëgjuar atë.

Largimi i tij ka qenë objektivi ynë politik, sot erdhi dita dhe do ta miratojmë, por duam që procedura të jetë e saktë, ti mbyllim derën të kthehet me vendim këtu dhe të mos paguajmë më vendim të Strasburgut, para nga taksat tona, për të paguar dëmshpërblim se nuk e dëgjuam 20 minuta siç e ka ia të drejtën.

Do ta kërkojmë edhe në mbledhje të Këshillit që ta dëgjojmë dhe të respektohet procedura”, tha Dorian Teliti.