Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet drejtuesi i QSUT, emërohet drejtoresha e re


Me ndryshimin e titullarit të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë nisur edhe lëvizjet në sistemin shëndetësor.

Kështu, është larguar nga detyra drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Florenc Spaho. Ky i fundit ka dhënë dorëheqjen, teksa në këtë detyrë u emërua vetëm dy muaj më parë, më 22 korrik 2025.

Në vend të tij është emëruar Anxhela Paparizo.

Po kështu, lëvizje ka patur edhe tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Drejtori i këtij institucioni, Spartak Zekja, është larguar nga detyra.

Në vend të tij është emëruar Artur Papajani.

Spartak Zekja drejtonte FSDKSH-në që prej shtatorit të vitit 2023.

Kujtojmë se në krye të Ministrisë së Shëndetësisë është emëruar Evis Sala, që vjen nga fusha e mjekësisë.