
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u miratuan listat e anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare dhe të anëtarëve zëvendësues.
Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, propozimet për të dyja pikat e rendit të ditës janë dorëzuar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa opozita nuk ka paraqitur asnjë emër në këtë fazë.
Pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, listat do t’i kalojnë për miratim seancës plenare të Kuvendit.