Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli nuk do të marrë pjesë në diskutimin e Këshillit të Sigurimit të OKB



Izraeli nuk do të marrë pjesë në diskutimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të planifikuar për nesër, për shkak të festës së Rosh Hashanah, njoftoi Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon për YNetNews.

Danon informoi Presidentin e Këshillit të Sigurimit se Izraeli do të jetë i pamundur të marrë pjesë në këtë seancë për shkak të festës së Vitit të Ri Hebre.

“Megjithëse kemi njoftuar paraprakisht dhe kemi sqaruar se është festa e Vitit të Ri Hebre, Këshilli i Sigurimit vendosi ta mbajë diskutimin pikërisht në këtë ditë,” tha ai.

“Është e gabuar që një diskutim kaq i rëndësishëm të zhvillohet njëanshëm, pa praninë e Shtetit të Izraelit. Kjo vetëm sa tregon se me çfarë organi hipokrit kemi të bëjmë,” përfundoi Ambasadori Danon.