Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përhapen me shpejtësi



Një zjarr i madh ka shpërthyer në një sipërfaqe me bimësi të ulët pranë kryqëzimit të Fushë-Vërrisë në Sarandë. Sipas informacionit të para, flakët janë duke u përhapur me shpejtësi të madhe për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që po fryn në rajon.

Për momentin, nuk ka pasur ndërhyrje nga zjarrfikësit, ndërkohë që flakët po rrezikojnë të përfshijnë më shumë sipërfaqe. Ky është rasti i disatës që brenda pak muajsh, zona e Sarandës përfshihet nga zjarre të tilla, duke e bërë këtë problematikë të vazhdueshme dhe shqetësuese për banorët dhe autoritetet lokale.

Në këto momente, ende nuk ka informacion për viktima apo të lënduar, ndërkohë që banorët dhe shërbimet e emergjencës po përpiqen të mbajnë nën kontroll situatën.