Vendosni fjalën kyçe....

Trump shton presionin mbi Evropën që të ndalojë blerjen e naftës ruse


Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti thirrjen e tij për vendet evropiane që të “ndalojnë blerjen e naftës” nga Rusia, një kërkesë që ai e ka lidhur me presionin e mëtejshëm të SHBA-së ndaj Vladimir Putinit për të ndaluar luftën në Ukrainë.

“Evropianët po blejnë naftë nga Rusia, nuk supozohet të ndodhë, apo jo?” tha Trump në një fjalim darke në Mount Vernon, Virxhinia, pranë Uashingtonit të shtunën.

Trump ka qortuar vendet evropiane për blerjet e tyre të energjisë nga Rusia. Të enjten, pas takimit me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidenti amerikan tha se është i gatshëm të rrisë presionin ekonomik mbi Moskën “por jo kur njerëzit për të cilët unë po luftoj po blejnë naftë nga Rusia”, shkruan Bloomberg.

Ndërsa blerjet direkte të naftës ruse nga shumica e vendeve evropiane ndaluan pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022, një vëllim i vogël vazhdon të rrjedhë drejt Hungarisë dhe vendeve të tjera pa dalje në det në lindje. Kombet evropiane gjithashtu importojnë naftë nga India dhe Turqia, ku nafta ruse rafinohet në karburant.

Trump i sugjeroi Matt ëhitaker, ambasadorit të SHBA-së në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, të rriste presionin mbi Evropën.

“Ata duhet të ndalojnë së bleri naftë nga Rusia, Matt,” tha ai, duke iu drejtuar ëhitaker në audiencë. “Matt nuk do ta lejojë këtë të ndodhë për shumë kohë.”

Meqenëse lufta në Ukrainë nuk duket se ka fund, Trump përsëriti zhgënjimin e tij me udhëheqësin rus, duke thënë se është “shumë i zhgënjyer nga Presidenti Putin”.

Trump argumentoi se lufta do ndalet nëse çmimet e naftës do të ulen “pak më shumë”.