Elon Musk tha në ceremoninë në nder të aktivistit konservator Charlie Kirk, se ai u vra nga forcat e errëta për shkak se po u tregonte njerëzve dritën.
Musk ishte në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin e Arizonës ku theksoi se Kirk ishte njeri i paqes dhe u vra sepse fjalët e tij po bënin diferencën.
“Ai ishte njeri i paqes. E vranë gjakftohtësisht, Charlie Kirk u vra për shkak se fjalët e tij bënin dallimin. Ai po u tregonte njerëzve dritën, për këtë arsye u vra nga forcat e errëta.” – tha Musk.
