Pas përplasjes së ashpër disa javë më parë, presidenti amerikan Trump e miliarderi i PayPal Mafia Elon Musk janë bashkuar sërish në ceremoninë në nder të aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, i vrarë pak ditë më parë në Universitetin e Utah.
Trump e Musk janë kapur duke shtrënguar duart teksa ishin ulur ngjitur me njëri-tjetrin në stadiumin e Arizonës ku u mbajt ceremonia përkujtimore.
Si Trump, ashtu edhe Musk kanë dënuar ashpër vrasjen e Kirk dhe kanë bërë thirrje për goditjen e dhunës politike dhe gjuhës së urrejtjes të nxitur nga e majta.
Pak javë më parë, Musk e Trump, aleatë të ngushtë gjatë zgjedhjeve presidenciale 2024 u përfshinë në një debat të ashpër mediatik pas akuzave të Musk se dosjes Epstein nuk publikoheshin pasi në to ishte edhe emri i Trump.
Trump iu përgjigj pretendimeve duke thënë se Musk po sillej në këtë mënyrë pas kundërshtimit të qeverisë për t’i bërë mjetet elektrike të detyrueshme për të gjithë amerikanët.
Më pas Musk reagoi duke thënë se do themelonte një parti të re politike përtej republikanëve dhe demokratëve, gjë që u kritikua shpejt nga Trump si ide e padobishme.
