Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplaset me kamionin në aksin Lushnje-Fier, plagoset rëndë një person


Një aksident rrugor i rëndë është shënuar sot në autostradën Lushnje–Fier, pranë zonës së Savrës, në kahun drejt qytetit të Fierit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë “Bentley” ku udhëtonte një çift me dy fëmijët e tyre është përplasur nga pas me një kamion, pasi kishte tentuar ta parakalonte atë.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, ndërsa ky i fundit dhe dy fëmijët kanë pësuar dëmtime të lehta.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.