Vendosni fjalën kyçe....

Aeroportet në të gjithë Evropën përballen me ndërprerje për shkak të sulmit kibernetik


Udhetimet në disa aeroporte kryesore në Evropë u përballën me ndërprerje të shtunën pas një sulmi kibernetik që synonte ofruesin e shërbimit për sistemet e regjistrimit dhe të hipjes në aeroplan.

Fluturimet u vonuan ose u anuluan në aeroportet e Londrës,  Berlinit dhe Brukselit .

“Të premten në mbrëmje, më 19 shtator, pati një sulm kibernetik kundër ofruesit të shërbimeve për sistemet e regjistrimit dhe të imbarkimit, duke prekur disa aeroporte evropiane, përfshirë Aeroportin e Brukselit”, thuhej në një deklaratë të ndarë në faqen e internetit të Aeroportit të Brukselit.

“Kjo ka një ndikim të madh në orarin e fluturimeve dhe, për fat të keq, do të shkaktojë vonesa dhe anulime të fluturimeve”, tha operatori.

“Ofruesi i shërbimit po punon në mënyrë aktive për problemin dhe po përpiqet ta zgjidhë atë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Autoritetet e aeroportit i këshilluan pasagjerët me një fluturim të planifikuar për të shtunën që të konfirmonin udhëtimin e tyre me linjat ajrore përpara se të niseshin për në aeroport./DW