Vendosni fjalën kyçe....

“Sulmi ndaj deputetit Mziu terrorizëm shtetëror, u krye nga banditë me pushtet” – Berisha


Kreu I PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama për terrorizëm shtetëror ndaj deputetit të PD-së Xhelal Mziu pas shpërthimit në hyrjen e banesës së tij.

Në konferencën për mediat në selinë blu, kryedemokrati shtoi se sulmi është kryer nga banditë shtetërorë dhe vjen pas qëndrimit antikushtetues të kreut të organizatës kriminale që është kryeministri Rama.

“Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj deputetit dhe familjes së tij. Banesa e deputetit Xhelal Mziu, duke qenë brenda në banesë, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërore. Bandat janë sot pronë totale e shtetit. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt vjen pas qëndrimit të djeshëm antikushtetues të kreut të organizatës kriminale ndaj parlamentit dhe opozitës. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve. Për të gjitha këto, e garantoj Edi Ramën se do mbajë përgjegjësi maksimale.”, u shpreh Berisha.