Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët britanikë marrin kontrollin e parlamentit, Johnson paralajmëron për zgjedhje të parakohshme


Dhoma e Komunëve në parlamentin britanik ka votuar në favor të debatit për një mocion për të shmangur një Brexit pa marrëveshje dhe duke i kërkuar BE-së një zgjatje afati. Kryeministri Boris Johnson ka deklaruar se do të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme nëse mocioni kalon.

Sponsorizuar nga deputetja e Laburistëve, Hilary Benn dhe e mbështetur nga një numër “tradhëtarësh” nga partia Konservatore e Johnson, si Oliver Letwin, mocioni u votua në Dhomën e Komunëve me 328 vota pro e 301 kundër.

“Le të mos ketë dyshim për pasojat,” u tha Johnson deputetëve pasi u njoftua rezultati, duke akuzuar Parlamentin se “ishte në prag të shkatërrimit të ndonjë marrëveshjeje” me Brukselin duke marrë mundësinë e njëanshme të Brexitit.

Nëse mocioni i deputetes miratohet të mërkurën, paralajmëroi Johnson, ai do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme për një Parlament të ri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *