Vendosni fjalën kyçe....

Mziu flet pas tritolit në banesë: Nuk kam asnjë konflikt


Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka dëshmuar para hetuesve pas shpërthimit me tritol në banesën e tij në Kamëz, duke theksuar se nuk ka konflikte personale dhe nuk dyshon tek askush.

Në momentin e ngjarjes, në shtëpi ndodheshin vetëm ai dhe bashkëshortja, ndërsa shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël dhe e vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues, çka ngre dyshime se bëhet fjalë për një mesazh. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe po verifikon kamerat e sigurisë e dëshmitë e banorëve. Deri tani nuk ka persona të ndaluar.