Vendosni fjalën kyçe....

“Do mbushim vendin me kamera sigurie” – Rama


Kreu i qeverisë ka paralajmëruar ndërtuesit se gjithë vendi do mbushet me kamera për të kapur në kohë reale shkeljet e ligjit.

Ai e bëri deklaratën gjatë prezantimit të ministres së Brendshme Koçiu ku shtoi se sistemi I kamerave është mundësuar pas marrëveshjes së sigurisë me Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Vetëm në këtë periudhë, është dhënë mesazhi që sado të madh ta kesh emrin në botën e ndërtimin dhe pallatin me shkelje, shteti është më i madh se ty dhe ti nuk e gëzon dot. Sepse deri dje, i shikonin vetëm avllitë, një burrë 90 vjeç përfundoi në gjykatë si ndërtues pa leje për një riparim matanë Dajtit. Sesi e gjeti policia këtë kriminel në një vrimë matanë Dajtit, do ishte për medalje ari nëse do të kishte mbetur vetëm ajo e atij. Ndërkohë në mes të Tiranës, 4-5 kate pa leje të cilat do t’i gëzojë shteti e jo ai që i ka ndërtuar. Transformimi teknologjik, një tjetër problem i madh. Na janë dashur muaj të tërë për të konkluduar në këtë sistem këtu, marrëveshjen më të rëndësishme për sigurinë me Emiratet e Bashkuara që tani më në fund u konkludua dhe që do të na japë mundësinë të kemi qytete inteligjente, mbulim me kamera inteligjente tërësisht nga rrugët, tek shkollat, brenda shkollës e klasës, për të na dhënë nivel sigurie të një standardi të lartë amerikan. – tha Rama.