Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj: Partia Mundësia nuk do të hyjë në koalicion me forcat e tjera opozitare në Kuvend



Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se nuk ka në plan të bashkëpunojë apo të hyjë në koalicion me partitë opozitare që janë aktualisht në Kuvend.

I ftuar në studion e News24, Shehaj theksoi se për të dhe partinë që përfaqëson, më e rëndësishme është cilësia e qëndrimeve sesa koha apo hapësira që u jepet në Parlament.

“Nuk kemi menduar të bashkëpunojmë apo të hyjmë në koalicion me parti të tjera opozitare në Parlament. Nuk është e nevojshme. E rëndësishme është si e shfrytëzon kohën që ke,” u shpreh Shehaj.

Ai theksoi se nuk ka rëndësi sasia e minutave në një debat parlamentar, nëse nuk shoqërohet me përmbajtje dhe sinqeritet: “Sigurisht do të donim më shumë hapësira, por nuk është problem sasie, por cilësie. Mund të kesh kohë pafund, por mund të flasësh budallallëqe. Nëse ke gjënë e duhur për të thënë, nëse je i sinqertë, mjafton edhe telefoni ndonjëherë.”

Shehaj theksoi se Partia Mundësia do të vijojë të veprojë në mënyrë të pavarur, duke u fokusuar në debatet parlamentare dhe qëndrimet publike, pa u bërë pjesë e ndarjeve apo aleancave të brendshme opozitare.