
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi seancën e Kuvendit si një “dhunim ekstrem” ndaj qytetarëve dhe vendit nga kryeministri Edi Rama.
Berisha kërkoi ngritjen e një komisioni për të mbrojtur qytetarët dhe deklaroi se opozita nuk do të pajtohet me veprimet e mazhorancës në parlament.
“Të ngrihet komision për të çliruar shqiptarët dhe Shqipërinë nga një kryehorr që nuk ka asnjë dallim nga Elvis Doçi Suel Çela, nga Bajri Bajri, nga një kryehorr që i ve drynin parlamentit sipas dëshirës së tij.
Ky është kryehorri i kombit dhe kombi duhet t’i japë përgjigjen që meriton. Opozita do të bëjë të gjitha vendimet dhe nuk do të pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstremë ndaj qytetarëve shqiptarë.
Bëhem zëdhënës i popullit që shkelmohet në këtë mënyra një kryehorr që arrin në momentin më thelbësor, ti vejë drynin për 5 minuta”, tha Berisha.