
Ministri i zgjedhur për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, deklaroi pas përfundimit të seancës se opozita ndërpreu debatin parlamentar dhe pengoi prezantimin e programit qeverisës të kryeministrit.
Ai theksoi se Parlamenti duhet të shmangë radikalizmin politik dhe çdo formë dhune verbale apo fizike, duke respektuar hapësirat demokratike për të gjithë deputetët.
“Pavarësisht pozicionit të tyre, dhe ju e vutë re pozicionin e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit, për shkak se Kuvendi i takon opozitës.
Ne kemi ardhur se kemi detyrime ndaj shqiptarëve në këtë Kuvend dhe debati parlamentar është në qendër të Kuvendit dhe ne do ta sigurojmë që opozita të ketë hapësirat e saj parlamentare, demokratike
Nëse ju e quani veprim demokratik të opozitës, të qëllojë me kushtetutë dhe duke shfaqur shenja dhune verbale dhe fizike, po ju them që ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm në skena dhune.
Ky është Parlamenti i shqiptarëve që duhet të hyjnë në Europë dhe ta shohin Europën në mes të Kuvendit. Ky është parlamenti që duhet të ndahet nga radikalizmi politik dhe çdo skene dhune verbale”, tha Gogu.
Gogu shtoi se mazhoranca ishte e gatshme të vazhdonte debatin deri në agim, por ndërprerja e opozitës e bëri të pamundur paraqitjen e plotë të programit që shqiptarët prisnin të dëgjonin.
“Debati parlamentar nuk mungoi, se ne ishim aty, por është opozita që ka ndërprerë paraqitjen e programit që shqiptarët nevojiten që të dëgjonin.
Skenari i mazhorancës ishte që të qëndronin deri në agimin e ditës së nesërme, sepse debati parlamentar meriton vëmendjen tone, por kur kolegët tanë nuk do të jenë të gatshëm që të mos vijnë me forcën e muskujve dhe mos të cenojnë kryeministrin dhe kolegët e tyre, kjo është e pafajshme”, tha Gogu.